Kafja është pija e tretë më e konsumuar në të gjithë botën pas ujit dhe çajit.
Në fund të vitit 2020, dhjetëshja e vendeve që prodhuan më tepër kafe përbënë 87% të aksioneve të këtij produkti në bursë.
Më poshtë do të gjeni listën e vendeve që prodhojnë më tepër kafe në botë si dhe të ardhmen e kësaj industrie gjigande.
Brazili për momentin zë vendin e parë duke prodhuar 63.4 milionë kilogram vetëm në vitin 2020.
Ama, ndërkohë që klima vazhdon të përkeqësohet, metoda alternative të prodhimit të kafes mund të fillojnë të nevojiten.
Vendet kryesore të prodhimit të kafes në botë
Në shumë qytetet të botës, mund të gjesh një kafene në çdo cep të mundshëm, ndaj nuk ka pse të jetë aspak surprizë që kafeja është një nga produktet më të kërkuara në të gjithë globin.
Si pija e tretë më e konsumuar në rang global, kokrrat e kafesë janë në kërkesë të lartë thuajse kudo në botë.
Sipas Organizatë Ndërkombëtare të Kafesë, në 2020 u prodhua një total prej 169.6 milionë thasësh 60-kilogramësh.
Lista e 20 vendeve që prodhuan më tepër kafe në vitin 2020:
Brazili
Vietnami
Kolumbia
Indonezia
Etopia
Honduras
India
Uganda
Meksika
Peru
Guatemala
Nikaragua
Cote d-Ivoire
Kosa Rika
Tanzania
Kenia
Papua Nju Guineja
Laos
El Salvador
Tailanda
E ardhmja e prodhimit të kafesë
Teksa temperaturat në të gjithë globin janë në rritje, një filxhan kafe e mirë mund të bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u prodhuar. Në mënyrë që të sigurojmë të ardhmen e kafes, gjetja e përzierjeve të reja dhe hibride të bimës së kafesë është thelbësore.
Shumë studime kanë zbuluar specie të egra të kafes në bregdetin Cote d’Ivoire dhe disa rajone të Sierre Leone, të cilat mund të kthehen në përgjigjen e prodhimit të kafes në të ardhmen.
Këto lloje kafesh kanë shije të ngjashme me llojin Arabica dhe përballojnë temperatura më të larta.
Diçka është e sigurt, e ardhmja e prodhimit të kafes është në rrezik dhe mënyra të reja inovative duhet të gjenden në mënyrë që të përballojmë efektet e ndryshimeve të klimës në të gjithë botën.