Aktualitet Makina përplaset me kamionin, humb jetën një grua

Makina përplaset me kamionin, humb jetën një grua

Një grua humbi jetën këtë të shtunë në një aksident të ndodhur gjatë pasdites në fshatin Xibrakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Burime zyrtare të policisë thonë se në aksident u përfshirë një makinë nga Tirana dhe një kamion nga Maqedonia e Veriut.

Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur një 54-vjeçare me iniciale F.G, ndërsa një 37-vjeçare mbeti e plagosur. Të dyja gratë ishin pasagjere në makinën që u përplas me kamionin.

Mësohet se ngjarja ka sjellë radhë të gjata automjetesh nga të dyja kahet e rrugës, ndërsa në vendin e ngjarjen kanë mbërritur autoritetet policore.

“Rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut është përplasur me mjetin tip “Citroen“, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Citroen“. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, tha Policia e Elbasanit në një njoftim paraprak për mediat.