Në listën e gjashtë mbështetësve fanatikë të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, renditen udhëheqë politikë nga vende të Europës.
Revista Politico veçon kryeministrin grek, Aleksis Tsipra, që sipas saj ishte një nga politikanët e paktë evropianë që kishin shkuar në varrimin e Hugo Chavez.
“Dikur e cilësonte Venezuelën si një model antikapitalist dhe kolegët e tij thonë se Chavez është një nga heronjtë e tij, edhe për arsyen se ka lindur në të njëjtën ditë me të (28 korrik)”, shkruan revista.
Për më tepër, Politico citon raportet e shtypit grek lidhur me kontaktet e Tsipras me Venezuelën për “naftë dhe mbështetje diplomatike në rast se Greqia do të largohej nga eurozona”, por edhe udhëtimin e kryeministrit grek në Moskë në vitin 2013 për” një takim sekret me zyrtarë nga Venezuela”.
Revista vëren se në Europë nuk mungojnë politikanët majtistë, të cilët kanë mbështetur Hugo Chavez dhe pasardhësin e tij, Nicolas Maduro.
Pesë mbështetësit e tjerë janë lideri laburist, Jeremy Corbyn.
Në 2013 ai e kishte përshkruar Chavez si “një frymëzim për të gjithë ata neoliberalë që luftojnë masat shtrënguese dhe politikat ekonomike të Evropës”.
Në vitin 2014 ai u ftua për të uruar presidentin e ri Madouro në televizionin shtetëror Venezuelës dhe u mirëprit si “mik i Venezuelës.”
I pyetur këtë javë nëse ishte i gatshëm për të dënuar veprimet e presidentit të Venezuelës, Korbin u përgjigj: “Ajo që unë dënoj është dhuna që po ushtrohet në të gjitha palët” duke shtuar se “nuk ndjen keqardhje që mbështeti Madouron”.
Pro Maduros konsiderohet edhe Pablo Iglesias, kreu i “Podemos”, lëvizjes anti-memorandum, i akuzuar se është financuar nga Venezuela dhe Irani.
Vitin e kaluar gazeta konservatore ABC kishte publikuar dokumenta që tregonin se mes viteve 2008 dhe 2012, një think tank i organizuar nga Podemos me temë “Forcat anticapitaliste të Spanjës” kishte marrë 7 milionë euro nga qeveria e Venezuelës. Iglesias i ka mohuar akuzat.
Jean-Luc Mélenchon: Kreu i partisë majtë franceze “La France Insoumise” nuk e mban sekret që e admiron Revolucioni Bolivarian dhe udhëheqësit e saj. Në vitin 2013, pas vdekjes së Chavez, ai shkroi në gazetën L’Humanité se “revolucioni Bolivarian është për ne një burim frymëzimi.” Gjithashtu përshëndeti fitoren e Madouri në Twitter. Megjithatë, në një intervistë për radion franceze në prill, kur është pyetur për mbështetjen e tij për qeverinë e Karakasit, ai tha: “Unë nuk mbështes asnjë formë të diktaturës dhe asnjë diktaturë në botë”
Edhe Papa Françesku njihet si një mbështetës i fortë i udhëheqësve “progresive” në Amerikën Latine, të tillë si Evo Morales në Bolivi, me kritikët që akuzuar për “paqartësi” në raportet me Qeverinë e Venezuelës. Vatikani është përpjekur të ndërmjetësojë midis qeverisësë Madouri dhe opozitës, por në një konferencë shtypi në prill, Papa fajësoi opozitën për mungesën e përparimit.
Edhe Lëvizja e 5 Yjeve në Itali e udhëhequr nga Bepe Grillo italian akuzohet për paqartësi mbi çështjen e Venezuelës.
Edhe pse kërkoi nga OKB-së hetime për zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese, në Venezuelë në të njëjtën kohë deputetë të saj kanë vizituar Karakasin në mars në mbështetje të politikës së presidentit Maduro.