Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë me dije se 100% e popullsisë në vend e ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa me të dyja dozat janë vaksinuar mbi 90%.
Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë, e cila nënvizon se deri në këto momente janë administruar 22 milionë doza të vaksinave antiCovid.
Në tetor, Emiratet Arabe deklaruan se e kishin tejkaluar emergjencën e koronavirusit pasi kishin regjistruar numrin më të ulët të infektimeve që nga nisja e pandemisë, në krahasim me vendet e tjera.
Sipas të dhënave zyrtare në Emiratet Arabe janë regjistruar 741 mijë raste me Covid, 2145 prej të cilëve kanë humbur jetën.