Një 20-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë ditën e sotme. Mësohet se i riu, me iniciale E.P ka goditur me grusht një punonjëse policie dhe një 37-vjeçar.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje e cila ka ndodhur të hënën. Mbi 20-vjeçarin rëndon vepra penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësen e Policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.