Aktualitet Vrau dy motrat, prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

Vrau dy motrat, prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar këtë të martë burgim të përjetshëm për Përparim Ademin. 60-vjeçari akuzohet për vrasjen e dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, në orët e para të mëngjesit të datës 31 Dhjetor të vitit 2020.

Ademi i ekzekutoi të dyja motrat në banesën e tyre në sy të fëmijëve, pasi nuk pranonte ndarjen nga dy motrat, me të cilat kishte një lidhje jashtë martesore.

Organi i akuzës në dosje thekson se pas daljes së akt-ekspertimit mbi gjendjen e shëndetit mendor të 60-vjeçarit, ka rezultuar se ai nuk kishte probleme dhe krimin e ka kryer me vetëdije. Prokuroria e akuzon Ademit për akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shumë personave për shkak të marrëdhënieve familjare.

Ai pranoi para hetuesve se kishte 20 vite që mbante një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristinën. Pas ndarjes me këtë të fundit, ishte lidhur me motrën tjetër Zhanetën. Ndërsa krimin, sipas akuzës, e kreu për arsye xhelozie pasi dyshonte se Zhaneta kishte nisur një tjetër marrëdhënie.