Një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja të rënda u parandalua nga policia në Vaun e Dejës. 50-vjeçari Petrit Lufi përfundoi në prangat e policisë pasi dhunoi e kërcoi me thikën e sëpatë bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tyre të vegjël.
“Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas dhunonte dhe kanoste bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur, në banesën e tyre, në fshatin Toplane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i rastit, Petrit Lufi, 50 vjeç. Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), me të cilat i arrestuari kanoste për jetën, bashkëshorten dhe fëmijët”, tha policia e Shkodrës në një njoftim për mediat.