Sikurse pritej kërkesat ndaj Luizit për koncerte janë rritur. Këngëtari kishte shumë vite që nuk prodhonte këngë të reja. Por, vëmendja e madhe që mori në “Big Brother VIP”, rikthyen në vëmendje këngët e tij që tani numërojnë miliona klikime.
Për më tepër, Luizi solli edhe një këngë të re që ia dedikoi Kiarës.
E duket se koncerti i pari i tij është prenotuar, edhe pse ai është ende brenda ‘Big Brother Vip’. Të paktën këtë gjë ka lënë të nënkuptohet menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, teksa ka folur në emisionin “Natën me Aulonën”.
“Luizi do të kërkohet shumë nëpër ambiente, nëpër clube dhe lufta do të jetë se kush do ta marrë i pari. Shifrën e di edhe unë se sa është, por kam hall ta them se do ta dëmtojmë. Tatim do paguajë ai, por duke qenë se shifra e parë është për shkak të emrit dhe për shkak të marketingut, por që një diskutim që është bërë dhe që është diskutuar, kanë variuar ndryshe. Kanë filluar nga 5, në 7 ka arritur në 10, sepse është bërë si këto që i hedhin në ankand”, tha ai.