Bordi i Transparencës ka vendosur sot uljen e çmimit të karburanteve.
Nafta ka zbritur në 198 lekë, nga 206 lekë që ishte deri tani. Kjo është hera e parë që nafta ka zbritur nën 200 lekë, që nga fillimi i marsit, kur karburanti filloi të rritej me shpejtësi si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.
Benzina do të tregtohet me 180 lekë, nga 184 lekë në vendimin e fundit dhe gazi me 69 Lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 7 Dhjetor, ora 18:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.