Çmimi Nobel në Mjekësi është fituar nga një shkencëtar nga Suedia, Svante Paabo.
Asambleja Nobel në Institutin Karolinska i dha këtë çmim Paabos “Për zbulimet e tij në lidhje me gjenomet e homininëve të zhdukur dhe evolucionin njerëzor”.
Gjatë muajit tetor bëhen me dije edhe fituesit në fusha të ndryshme, në ekonomi, fizikë, letërsi dhe paqe.
Më 7 tetor pritet të mësohet fituesi i çmimit Nobel për paqen.