Christian Eriksen është shndërruar në çështje tek Interi. Fjalëve të danezit, se njerëzit duan ta shohin në fushë, por Conte nuk po i jep hapësira, u është përgjigjur vetë trajneri i zikaltërve në një intervistë të gjatë për “Gazetta dello Sport”.
“Eriksen dëshiron të luajë më shumë? Të gjitha zgjedhjet që bëj janë gjithmonë dhe vetëm për të mirën e Interit, jo për interesin e lojtarëve të veçantë. Vidal? Është lojtar i shkëlqyeshëm, ai gjithmonë di çfarë të bëjë në fushë. Do t’i duheshin dy javë të plota stërvitje për të kapur formën maksimale, por ai po luan vazhdimisht gradualisht po arrin aty ku duhet.”
Conte priste diçka më shumë nga tregu i transferimeve në verë: “Trajnerët nuk janë kurrë plotësisht të kënaqur, nuk e dini? Nuk do të gjeni një, më besoni… Secili prej nesh ka një situatë për të rregulluar, një rol që ai donte të mbulonte ndryshe, disa lojtarë me cilësi të tjera t’i përshtatur. Ishte një merkato e vështirë për të gjithë. Edhe në blerjet edhe në shitjet. Detyra ime është të punoj dhe të përmirësoj skuadrën që më vihet në dispozicion”.
Trajneri i Interit është i drejtpërdrejtë edhe në komentin që bën për presidentin Steven Zhang.
“Është një person jashtëzakonisht i përgatitur, i vendosur dhe i sinqertë. Interi tani është pjesë e jetës së tij, madje edhe në një moment si ky në të cilin ai duhet domosdoshmërisht të kalojë më shumë kohë në Kinë e ndiejmë mbështetjen e tij.”
Conte është i sigurt që puna e tij do të shpërblehet dhe nëse kur të vija dita që e ndarjes, do të ketë lënë një skuadër më të forta nga ç’e ka gjetur.
“Unë jetoj Inter 24 orë në ditë, pa ndërprerje, me një qëllim: të ndihmoj klubin të kthehet mes skuadrave elitare. Suksesi përfundimtare nuk merret kurrë i mirëqenë apo i garantuar, por krijohet përmes një procesi të gjatë pasioni, pune, përpjekjeje, sakrifice dhe vëmendjeje në detaje. Kam punuar gjithmonë në këtë mënyrë në karrierën time dhe kur një ditë, shpresoj shumë të jetë e largët, kur të largohem, jam i sigurt për një gjë: Interi që do të lë do të jetë, nga të gjitha pikëpamjet, më i fortë nga ai që kam gjetur. Siç ka ndodhur gjithmonë në çdo skuadër ku kam qenë.”