Ekonomi Kina shtrin ndikimin ekonomik, marrëveshje me vlerë sa 30% e PBB së...

Kina shtrin ndikimin ekonomik, marrëveshje me vlerë sa 30% e PBB së globit

Pesëmbëdhjetë vende të Azisë dhe Paqësorit nënshkruan sot një marrëveshje të rëndësishme tregtare, promovuar nga Kina, gjatë mbylljes së samitit virtual të ASEAN, që filloi të enjten.

Ky partneritet rajonal ekonomik global (RCEP) parashikon të krijojë një zona gjigante të tregtisë së lirë mes 10 shteteve të ASEAN, Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë dhe Zelandës së Re.

Kjo është marrëveshja tregtare më e rëndësishme në botë përsa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas analistëve dhe përfshin më shumë se dy miliardë banorë.

“RCEP, anëtarët e të cilit përfaqësojnë 30% të PBB-së globale, do të jetë një hap i madh në liberalizimin e tregtisë dhe investimeve në rajon”, theksoi Rajiv Biswas, kryekonomist për Azinë dhe Paqësorin në IHS Markit.

Propozuar për herë të parë në 2012, marrëveshja u nënshkrua në fund të një samiti të vendeve të Azisë Juglindore, ku disa prej liderëve të vendeve u angazhuan për të ringjallur ekonomitë e goditura nga pandemia Covid-19. India nuk ka nënshkruar nga frika e një rritjeje të deficitit të saj tregtar me Kinën, por mund t’i bashkohet kësaj nisme në një moment tjetër.