Sport Conte me dhimbje koke: Operohet Sanchez, ja kur rikthehet

Conte me dhimbje koke: Operohet Sanchez, ja kur rikthehet

Alexis Sanchez është i pafat, pasi do të duhet të qëndrojë pushim për të paktën dy muaj. Sulmuesi anësor i është nënshtruar një operacioni një operacioni pasditen e ditës së sotme, sikurse raporton së fundmi klubi zikaltër.

Sanchez ka udhëtuar ditën e sotme drejt Barcelonës, teksa ka pasur një vizitë te profesor Ramon Cugat, paradite. Pas kontrolleve të detajuara mjekësore, është konfirmuar dëmtimi në kaviljen e këmbës së majtë. Operimi është kryer me sukses dhe tanimë tek Interi do të presin rikuperimin e tij.

Sulmuesi u dëmtua në një ndeshje me kombëtaren e tij dhe tanimë do të jetë gati të luajë sërish në pjesën e dytë të sezonit. Sanchez tek Interi ka kaluar në huazim nga anglezët e Manchester United. Me Interin ka luajtur tre ndeshje, një si titullar dhe ka shënuar në fitoren 1-3 në transfertë me Sampdorian.