“Çfarë udhëtimi në këto dy vite! Çdo ditë kemi bërë që forca, vendosmëria, vullneti dhe sakrifica jonë të rritet, duke arritur të thyejmë logjikën e mediokritetit me të cilin shpesh jemi të rrethuar”. Kështu e fillon Antonio Conte mesazhin e lamtumirës për Interin në Instagram.
Një rrugë që zgjati dy vite, me fitimin e titullit si kulm. Dhe tani erdhi ndarja e papritur: “Asnjë justifikim, asnjë justifikim, por vetëm punë, punë dhe punë, kombinuar me respekt dhe arsimim. Ne e sollëm titullin përsëri tek Interi pas 11 vitesh, por mbi të gjitha e kthyem Interin në vendin ku e meriton të qëndrojë prej historisë dhe traditës, – shton trajneri, i cili më pas përfundon: – FALEMINDERIT për ata që i bënë të gjitha këto të mundshme; futbollistët, stafi, presidenti, drejtuesit dhe të gjithë ata njerëz që na kanë ndihmuar dhe mbështetur në këto dy vite.
Unë do të doja t’u thoja tifozëve të Interit se në një periudhë shumë të vështirë për të gjithë, për shkak të pandemisë, ne gjithmonë kemi ndjerë mbështetjen, ngrohtësinë dhe afërsinë e tyre. Trofeu i titullit u ngrit nga unaza më e lartë e “San Siro”, me ju në festim. Këtë moment do ta mbaj gjithmonë me vete! FALEMINDERIT!