Sport Conte thyen heshtjen, Lautaro tek Barcelona? Kam të tjera shqetësime

Conte thyen heshtjen, Lautaro tek Barcelona? Kam të tjera shqetësime

Prej kohësh Barcelona ka kërkuar shërbimet e Lautaro Martinez.

Për këtë çështje ka folur edhe tekniku Antonio Conte, i cili u pyet për situatën e sulmuesit përgjatë konferencës për shtyp që zhvilloi në vigjilje të ndeshjes ndaj Bolognas, që luhet mbrëmjen e së shtunës.

“Lautaro tek Barcelona? Mendoj se e rëndësishme për lojtarin është të shohë të tashmen. Po punon mirë dhe po përmirësohet shumë .

Është vetëm 22 vjeç duhet të vazhdojë të punojë kështu, për tu përmirësuar akoma më shumë.

Shqetësimet e mija janë të tjera dhe jo Barcelona që kërkon lojtaret tanë”.