Extra COVID-19, 6-vjeçarja takon të ëmën pas një muaji (VIDEO)

COVID-19, 6-vjeçarja takon të ëmën pas një muaji (VIDEO)

Një vajzë gjashtë-vjeçare në Turqi nuk i ka përmbajtur dot lotët kur pa mamanë t’i shfaqet papritur teksa i bënte një surprizë.

Nëna e vajzës, Ozge Kocak, është pjesë e stafit mjekësor që përkujdeset për pacientët e prekur nga koronavirusi.

Nëna e vajzës, Ozge Kocak, e kishte lënë të bijën me gjyshërit gjatë këtij muaji dhe nuk i kishte kontaktuar fare, për të shmangur ndonjë rrezik infektimi.

“Nuk i përshkruaj dot ndjenjat që kam tani”, tha Kocak. “Vajza nuk na fliste fare në telefon. Pyeste gjithë kohën se pse nuk ishim aty dhe nëse i kishim bërë analizat për të parë nëse kishim koronavirus”, thotë ajo.

Vajza e vogël priste që mamaja të vonohej edhe disa ditë, por kur e pa papritur te dera e shtëpisë vrapo drejt saj dhe shpërtheu menjëherë në lot.