I mundur nga koronavirusi pas 348 viteve.
”Një turne britanik i hedhjes së shtizës, mes kompetiocioneve më të vjetra sportive në botë, nuk do të zhvillohet në 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19”, njoftuan organizatorët.
Është hera e parë që prej Luftës së Dytë Botërore që ”Antient Scorton Silver Arrow”, edicioni i parë i të cilës u zhvillua në 1673, nuk do të zhvillohet.
Edicioni i 312 do të zhvillohej më 16 maj në Scorton, fshat i vogël në veri të Anglisë.
Ai u shty për në vitin 2021.
Ky turne, i prezantuar nga organizatorët si kompeticioni më i vjetër sportiv në botë, është i hapur me për burra mbi 21 vjeç, duke iu nënshtruar një kodi të rreptë të veshjes.