Epidemiologu Dr. Ilir Alimehmeti thotë se situata nga Covid-19 do të njohë përmirësim gjatë javëve të ardhshme. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Alimehmeti theksoi se ngrohja e motit do të sjellë ulje të rasteve.
“Shpresoj që me ngrohjen e motit, me këto situatat ku ne ulim dendësinë e popullatës, i largojmë njerëzit, dalim në ajër të hapur kjo do të ketë një tendencë ulje graduale që shoqërohet dy javë mbrapa me ulje të shtretërve spitalorë dhe fatkeqësive do zoti sa më shpejt por kujdes. Aksidentet më të mëdha në alpinizëm ndodhin gjatë zbritjes në malit. Ky është momenti kur ne do të lirojmë gjithçka por ulje nuk do të thotë zhdukje.” – tha Alimehmeti në Përballë.
Doktor Alimehmeti këshillon qytetarët të bëjnë kujdes dhe të respektojnë të gjitha masat anti-Covid, veçanërisht për ata që nuk janë prekur nga virusi.