Ditët e fundit, qyteti i Elbasanit po shënon raste në rritje të personave të infektuar me Covid-19, duke e çuar në 11 numrin e personave të konfirmuar.
Rasti më i fundit duket se ka alarmuar jo vetëm shërbimin rajonal të Shëndetit Publik në këtë qytet, por edhe banorë të zonës, pasi bëhet fjalë për pronarin e një lokali në afërsi të Gjykatës së rrethit të Elbasanit.
Ky lokal dyshohet se mund të ketë punuar edhe pas vendosjes së karantinës duke shërbyer kafe për banorët e lagjes dhe institucionet që ndodhen pranë.
Ndërkohë, Bashkia e Elbasanit ka vendosur pikat portokalli pranë institucioneve për të respektuar distancimin social, ndërsa Policia Bashkiake monitoron pikat më problematike ku mund të grumbullohen njerëz, si pranë bankave, filialeve të postes dhe tregjet e qytetit