Rritet për të tretën ditë radhazi kurba e epidemisë së Covid-19 në Itali.
Janë 276 raste të reja në 24 orët e fundit (dje ishin 229i). Pothuajse gjysma (135) është Lombardi, 48,9%. 53 raste në Emilia Romanja dhe 23 në rajonin e Lacios. Totali i të prekurve nga Covid në Itali është 242.639. Katër janë rajonet me zero raste: Siçilia, Vale d’Aosta, Molize e Basilikata.
Viktimat janë 12, po aq sa dje. Totali i viktimave nga Covid në Itali ka vajtur 34.938.
Numri i të shëruarve ka vajtur 194.273, 295 më shumë se dje.