Extra Itali/ Babai i nuses pozitiv me Covid, të 91 të ftuarit e...

Itali/ Babai i nuses pozitiv me Covid, të 91 të ftuarit e dasmës futen në karantinë

Një martesë në Cittadella, në provincën e Padovas, Itali, është transformuar në një vatër të re koronavirusi. Pak ditë pas festës së organizuar nga një çift kongolez, babai i nuses ka pasur simptomat e Covid 19 dhe pasi ka bërë testin ka rezultuar pozitiv. Burri u shtrua edhe për disa ditë.

Të gjithë 91 të ftuarit janë kontaktuar nga shërbimet shëndetësore dhe janë vënë në karantinë, ndërsa është identifikuar edhe një rast tjetër pozitiv: një mik i nuses.

Siç raporton Il Gazzettino, martesa është bërë të shtunën e 27 qershorit. Në festë ishin të pranishëm të ftuar nga e gjithë Italia.

Një episod i ngjashëm u verifikua në ditët e para të qershorit kur pozitive rezultoi një nuse në Vergato, në provincën e Bolonjës. Ajo doli pozitive pas martesës. Ngjarja bëri që të izoloheshin 31 të ftuarit.

Ndërsa në Indi, një dhëndër vdiq ditën pas martesës dhe të paktën 111 të ftuar në martesën e tij rezultuan me Covid 19.