Kryesore COVID-19 po “shpërthen”, 23 raste në 24 orët e fundit, zgjerohen vatra...

COVID-19 po “shpërthen”, 23 raste në 24 orët e fundit, zgjerohen vatra e Fierit dhe Korçës

??????????

Me dy raste të reja, Fieri mbetet vatra e më e madhe e përhapjes së koronavirusit pas Tiranës.

Dy të prekurit që e çuan numrin në 14 mësohet se janë punonjës të Degës së Thesarit, ku punonjësit e tjerë dhe familjarët e tyre janë urdhëruar të vetëizolohen.

Vatra e Korçës, ndërkohë duket se është në shpërthim.

Pasi në pak ditë ka arritur në 11 të prekur, mes tyre edhe një punonjës i policisë.

Rasti i dytë është një 73-vjeçar, fqinj me dy të moshuarit që dolën pozitiv para 3 ditësh. Dje janë analizuar 9 tampona, ku vetëm kanë dalë pozitiv.

Por nga ana tjetër qytetarët po vijojnë të shkelin masat parandaluese.

Një 60-vjeçar ndërkohë e çoi në tre numrin e të prekurve nga koronavrusi në Elbasan.

Edhe në Shkodër u konfirmua rasti i tretë i prekur me COVID 19.

Pas këtij rasti po i nënshtrohen analizave i gjithë personeli i spitalit, mjekë dhe infermierë që kanë pasur në mbikqyrje pacientin.

Tre të prekur nga koronavirusi janë konfirmuar në qarkun e Lezhës, ky dy janë punonjës të sistemit shëndetësor.

Shtimi i rasteve nga ana tjetër, duket se po ndikon në ndërgjegjësimin e qytetarëve që këtë të mërkurë ishin më të paktë në rrugë.

Hartës së të prekurve iu shtua edhe Kruja, por kurbinasit vijonë të neglizhojnë masat parandaluese.

Një 70-vjeçare është e prekura e 5 nga Covid 19 në Vlorë. Ajo banon në fshatin Poro dhe mësohet se ishte kthyer më datë mars nga Italia së bashku me bashkëshortin.

Problematikë në Vlorë konsiderohet fakti se rastet janë të veçuara nga njëri-tjetri.

Saranda mbetet ende e pastër, ndaj qytetarët vijojnë të dalin për shëtitje pa masa.

Edhe në qytetet e tjera të vendit, këshillat kundër përhapjes së koronavirusit vijojnë të shkelen, por edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve po rritet.