Kardiologu Mehmet Oz tregon se ndërsa koronavirusi po përhapet gjithnjë e më shumë, njerëzit duhet të jenë më të qetë. “Lajmi i mirë është se 80 për qind e njerëzve që kanë koronavirusin e kalojnë këtë sëmundje pa e kuptuar”. thotë ai.
Grupi më i rrezikuar janë personat mbi moshën 60 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike si sëmundje kardiovaskulare, probleme me mushkëritë ose sistem të dobët imunitar, kështu që sipas doktorit përpos kujdesit të përgjithshëm, duhet të kemi kujdes veçanërisht për këta persona.
Sipas mjekut duhet të qëndrojmë të izoluar dhe nuk duhet të bëjmë vizita tek njëri-tjetri dhe të ndjekim një regjim të shëndetshëm me ushqime dhe vitamina, për të kaluar këtë situatë.
Këtu është protokolli i “luftës” sipas mjekut Oz.
Jeta e përditshme.
– Flini sa duhet, maksimalisht 8 orë gjumë.
– Ushtrohuni rregullisht. Rreth 30 minuta cdo ditë.
– Përmirësoni cilësinë e ajrit në shtëpinë tuaj. Viruset nuk qëndrojnë gjatë në ajrin e lagësht, kështu që përdorni një lagështues ajri.
– Praktikoni meditimin, pasi ju ndihmon të keni një sistem imunitar më të shëndetshëm.
Higjiena
– Ndaloni takimet me të tjerët, pasi në takimet me duar kalohen 10 herë më shumë mikrobe se sa kur flisni prej së largu.
– Mos prekni fytyrën me duar
– Trefishoni larjen e duarve.
– Duhet të përdorni një dizifektant me 60% alkol.
– Dezinfektoni shpesh sipërfaqet.
Përgatituni:
– Përgatituni për të pasur një sasi me ushqime dhe sende të tjera që ju duhen në shtëpi për dy javë.
– Merrni gjëra të nevojshme dhe që i konsumoni rregullisht.
– Merrni medikamente që mund t’i përdorni pa këshillën mjekësore.
Mbështetje e imunitetit:
– Hani fruta dhe perime, veçanërisht agrumet, manaferrat dhe kivin që sigurojnë vitaminat e duhura.
– Vitamina D3, një tabletë çdo ditë.
– Zink, rreth 800 mg në ditë.
– Vitaminë C, rreth 250 mg, dy herë në ditë.
– Beta-glucan 250 mg në ditë.
– Shurup ose lëngje katër herë në ditë për 5 ditë
“E ardhmja nuk mund të parashikohet ende dhe nuk e dimë se si do të vazhdojë kjo sëmundje. Krijimi i një vaksine të caktuar mund të marrë rreth 1 vit kohë, kështu që të përpiqemi të mbrojmë veten me aq sa mundemi. Ne mund ta bëjmë këtë gjë. Në psikikën tonë, ekziston një frikë e thellë për infeksionet sepse historikisht ata kanë qenë një problem. Vetëm se është pandemi nuk do të thotë se nuk mund ta mposhtim,” thotë mjeku./Fox 5/