37 persona ishin infektuar me koronavirus në Fier dhe të gjithë rezultojnë të shëruar. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot se Fieri ka risk të ulët për transmetimin e infeksionit, pasi janë shëruar të gjithë të prekurit që pas datës 10 mars.
Ndërkohë Tirana nuk është më vatra kryesore, sa i përket rasteve aktive.
Kruja ka sot 91 raste aktive me koronavirus, nga 90 që ka Tirana. Më pas vjen Kurbini, Shkodra dhe Kukësi.
Elbasani, Mirdita, Berati, Korça, Lezha, Lushnja dhe Mati janë drejt shërimit nga koronavirusi pasi kanë 1 ose 2 raste aktive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:
Krujë 91
Tiranë 90
Kurbin 20
Shkodër 17
Kukës 5
Elbasan 2
Mirditë 2
Berat 2
Korçë 1
Lezhë 1
Lushnje 1
Mat 1