Një 26-vjeçare shtatzënë është një nga 7 viktimat që humbi jetën si pasojë e Covid ditën e sotme. Mësohet se e reja, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, pas infektimit me Covid ka qënë e shtruar tek spitali Infektiv, por pavarësisht ndihmë së mjekëve ajo nuk ka mundur të mbijetojë.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 26-78 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë.