Sport Topi i Artë, del lista e 30 më të mirëve, Jorginho sfidon...

Topi i Artë, del lista e 30 më të mirëve, Jorginho sfidon Messin

Sot pas 2 vitesh rikthehet lista tashmë më e kërkuar nga futbollistët ndërkombëtarë, ajo e 30 emrave që do të sfidohen me votë për të marrë Topin e Artë. Trofeu prestigjioz nuk u dha vitin e kaluar si pasojë e pezullimit të shumë kampionateve për muaj të tërë, si dhe shtyrjen e kampionatit europian.

Në listën e këtij viti, nuk mungojnë në fakt fituesit e Europianit. Janë 5 futbollistët e kombëtares italiane të nominuar, Nicolò Barella, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Gigio Donnarumma dhe Jorginho.

Ky i fundit duket më i favorizuari, edhe për faktin se ka fituar edhe Champions League me Chelsea. Por ka një kundërshtar të rrezikshëm, “pleshtin” Leo Messi, fitues i kampionatit të Amerikës së Jugut, që mund të triumfojë për herë të shtatë, ndërkohë që sfiduesi historik i tij, Cristiano Ronaldo, nuk ka shpresa.

Futbollistët e tjerë në listë janë Cesar Azpilicueta, Karim Benzema, Kevin De Bruyne, Ruben Dias, Bruno Fernandes, Phil Foden, Erling Haaland, Harry Kane, N’golo Kanté, Simon Kjaer, Robert Lewandowski, Romelu Lukaku, Riyad Mahrez, Lautaro Martinez, Kylian Mbappé, Luka Modric, Gerard Moreno, Mason Mount, Neymar, Pedri, Mohamed Salah, Raheem Sterling dhe Luis Suarez.