Nga Cristiano Ronaldo te Francesco Totti, duke kaluar nëpër shumë personalitete të tjera të biznesit dhe kampionëve sportivë. Gjithnjë e më shumë VIP-a dhe futbollistë, si në këtë rast, po zgjedhin jogën (yoga) si një disiplinë plotësuese për performancën e tyre sportive, por edhe për të ndryshuar mënyrën e jetesës. Edhe e vetme, joga është një veprimtari e shkëlqyeshme, ose plotësuese për lloje të ndryshme të sportit. Ky është tashmë fakt i njohur.
Në fakt, veprimi “relaksues” i këtij trajnimi favorizon çlirimin e stresit (tension-muskul), duke rritur elasticitetin. Kjo ju lejon të fitoni një avantazh jo vetëm gjatë performancës (në garë), por edhe duke përmirësuar gatishmërinë, forcën dhe ekuilibrin. Nuk është rastësi, nëse Seria A po përdor instruktorët më të mirë të joga-s, për t’i ftilluar sa më mirë fizikisht dhe atletikisht futbollistët.
CR7, rimëkëmbja dhe meditimi
Kampioni portugez zbuloi se me joga rikuperohet fizikisht, gjen paqen brenda vetes dhe mediton. Këtë sekret, CR7 e zbuloi përmes Instagramit, duke publikuar postimin “Rimëkëmbja dhe Meditimi”, i cili e sheh si protagonist të një seance të joga-s dhe relaksimit total. Por, ai nuk është i vetmi që e aplikon këtë disiplinë të veçantë, ka edhe shumë personazhe të tjera të njohura, gjithashtu Francesco Totti. Joga e ka lënë të magjepsur ish-kapitenin legjendë të Romës, përvojë të cilën ai e ka ndarë vazhdimisht në rrjetet sociale.
Joga për performancën sportive
Joga ishte “sekreti sportiv” i suksesit të shumë kampionëve, të përzier me talent dhe punë të palodhur. Për shembull, Maria Sharapova është një “dashnore” e madhe e jogës. Kampionia e tenisit ka rrëfyer vazhdimisht në rrjetet sociale dhe në disa intervista se e praktikon shpesh joga-n për të përmirësuar performancën e saj sportive. Andi Murray u mahnit nga avantazhet fizike të joga, disiplinë që i përmirësoi ekuilibrin, sjelljen, perceptimin e trupit dhe përgatitjen atletike.