Ekonomi Credins Bank në mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme shqiptare,...

Credins Bank në mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme shqiptare, me garanci nga BE

Me mbështetjen e BE, Credins Bank i jep mundësinë e financimit edhe bizneseve të cilat nuk plotësojnë kushtet e mjaftueshmërisë së kolateralit sipas procedurave kredituese të bankës.

Credins Bank dhe Fondi Europian i Investimeve (EIF) finalizuan me sukses një projekt të rëndësishëm i cili do të shërbejë për të mbeshtetur ndërmarrjet shqiptare të vogla, të mesme dhe agro në kuadër të Programit për garantimin e huave – COSME, të ofruar nga Bashkimi Europian.

Ky financim është bërë i mundur nëpërmjet mbështetjes së garancisë së BE-së për Financimin e Borxhit me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadrin e Fondit për Garantimin e Huave të krijuar sipas Rregullores (EU) Nr. 1287/2013 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian për krijimin e një Programi për Konkurrueshmërinë e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme (COSME) (2014-2020).

Sipas marrëveshjes së nënshkruar midis dy Institucioneve, duke filluar nga 1 Shtator 2019, bizneset të cilat nuk kanë patur mundësinë për tu mbështetur financiarisht në bankë për nevojat e tyre të zhvillimit për shkak se nuk plotësonin kërkesat për kolateral, tashmë e kanë këtë mundësi.

Credins Bank, si një bankë shqiptare, ka në objektivat e vet strategjike kontributin e vazhdueshëm që duhet të japë për zhvillimin e ekonomisë vendase dhe janë pikërisht bizneset e vogla ato që kontribojnë me projekte në punësim dhe zhvillim të përgjithshëm të vendit. Ndaj, kjo marrëveshje u finalizua për t’jua lehtësuar procedurat, dhe për t’ju krijuar akses për të konkretizuar planet e tyre të zhvillimit, për tu rritur dhe përmirësuar financiarisht.

Jemi të lumtur që nga kjo skemë do përfitojnë bizneset anembanë Shqipërisë, kudo ku janë, duke hapur dyert tona për suksese të mëtejshme në punën e tyre.

Rreth Credins Bank

Credins Bank është një ndër 3 bankat më të mëdha në Shqipëri për asete, depozita dhe financim. Një bankë universale që ofron produkte dhe shërbime bankare që mbulojnë 360 gradë kërkesat e klientëve. E krijuar në 2003 si banka e parë me kapital shqiptar, Credins vazhdon ti qëndrojë besnike misionit të saj për të qenë zgjedhja numër një për shqiptarët dhe hapësirën shqipfolëse, dhe sot me krenari themi qe mbi 300,000 kliente na kane besuar dhe zgjedhur. Aktiviteti i bankës shtrihet përmes një rrjeti të gjerë prej 58 degësh në çdo cep të Shqipërisë. Banka ndërton partneritete për të ofruar zgjidhje financiare të përshtatura për klientët, duke përfshirë këtu produkte inovative në përputhje me trendin dixhital, këshillim financiar por dhe zgjidhje tradicionale bankare për financim dhe investime, të gjitha këto të udhëhequra nga standarde të larta etike. Credins bank merr përsipër menaxhimin sa më efikas të depozitave të klientëve, krijimin e mundësive të kreditimit dhe instrumentat financiarë për të gjithë, si dhe nxit krijimin e mundësive të reja në fushën e sipërmarrjes duke marrë parasysh edhe ndikimet që vendimet e saj mund të kenë në shoqëri dhe natyrë. Credins bank përpiqet të jetë në pararojë të cilësisë dhe profesionalizmit, të vlerësojë meritat dhe të shpërblejë performancën e punonjësve të saj. Credins bank beson në vlerat dhe shpirtin krijues të shqiptareve.

Reth EIF

Fondi Europian i Investimit (European Investment Fund- EIF) themeluar në 1994 është agjensi e Bashkimit European dhe pjesë e grupit të Bankës Evropianë të Investimit. Misioni kryesor është mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme duke ju krijuar mundësi në financim. EIF harton dhe zhvillon sipërmarrjen dhe rritjen e kapitalit, garanci dhe instrumente financiare, që kanë si objektiv specifik këtë segment të tregut. EIF mbështet objektivat e BE-së për mbështetje të inovacionit, kërkimit dhe zhvillimit, sipermarrjes, rritjes dhe punësimit.

Rreth COSME

COSME është program i Bashkimit Europian për Konkurrueshmërine e Sipërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me buxhet total prej 2.3 miliard Euro që funksionon prej vitit 2014 deri në 2020. Më shumë se 60% e programit shkojnë për lehtësimin e aksesit në financim për bizneset e vogla, në Evropë, nëpërmjet dy instrumentave financiare. Huaja me Garanci COSME e cila mbështet me garanci dhe kundërgaranci institucionet financiare për t’i ndihmuar këto që të ofrojnë më shumë kredi dhe qira financiare. Ky instrument përfshin gjithashtu dhe garantim të portofolit të huave të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. COSME ofron dhe instrumentin “COSME Equity Facility for Grouth” që ka për qëllim suportin e bizneseve në stadet e rritjes dhe zgjerimit nëpërmjet ofrimit të kapitaleve të sipërmarrjes “Venture Capital”. Objektivi i COSME është të mbështesë rreth 330.000 biznese në BE, vendet anëtare dhe të tjera të lejuara nga programi.

Katër janë synimet kryesore të programit COSME:

  • Lehtësimi i aksesit në financim (Instrumente financimi për SME)
  • Ndërkombëtarizimi i SME-ve
  • Përmirësimi i kushteve të të bërit biznes (për SME-të)
  • Promovimi i sipërmarrjes dhe nxitja e kulturës sipërmarrëse.

Për më shumë informacion mbi këtë marrëveshje ju ftojmë të klikoni në linkun (https://bit.ly/2GT0u7h)