Cristiano Ronaldo nuk kursehet, kur bëhet fjalë për të blerë makina të reja e luksoze. Kjo është arsyeja pse, sipas “Marca”, sulmuesi i Juventusit mund të jetë blerësi misterioz i një makine tepër të shtrenjtë, me porosi.
Makina më e çmuar, e prodhuar nga “Bugatti” në vetëm një model, quhet “La Voiture Noire” dhe kushton deri në 11 milionë euro. Ky është çmimi më i lartë, i paguar ndonjëherë për një makinë në botë.
Një shifër, që me sa duket nuk e frikëson aspak Cristiano Ronaldon, i cili, në anën tjetër, në flotën e tij ka tashmë makina të tjera tejet luksoze, me një vlerë shumë të lartë.
Bugatti në fjalë do të jetë “jashtë serie”, unik dhe i dedikuar për yllin portugez, me fuqi motorike 1500 kuaj dhe që arrin shpejtësinë deri në 420 km/h. Sidoqoftë, për ta pasur në zotërim atë, Cristiano Ronaldo do të duhet të presë pak më gjatë, pasi porosia e bërë mund të realizohet për gati dy vite.