Cristiano Ronaldo nuk do të paditet për përdhunim. Lajmin e kanë dhënë prokurorët amerikanë.
Sulmuesi i Juventusit akuzohej nga Kathryn Mayorga për përdhunim në një hotel në Las Vegas, në vitin 2009.
Ajo tha se e takoi portugezin në një klub dhe ai e ftoi në suitën e tij. Pasi u ngjit sipër dhe po ndërrohej në tualet, Cristiano hyri dhe i kërkoi të kryenin marrëdhënie seksuale. Kur ajo refuzoi, CR7 e mori me dhunë në dhomën e gjumit dhe e përdhunoi.
Këtë akuzë, vetë futbollisti e ka mohuar kategorikisht kur u publikua në media.
Tashmë, edhe prokurorët kanë vendosur që të mos e padisin, pasi, sipas tyre, akuza nuk mund të vërtetohet.
“Duke u bazuar në informacionet në dispozicion, këto akuza nuk shkojnë më tej se sa një dyshim i arsyeshëm”, sipas një komunikate të prokurorit të rrethit Klark, në Nevada.