Partitë politike në Turqi po bëjnë të pamundurën që të bindin njerëzit për t’u dhënë votën.
Por, në listën zgjedhore janë vënë re disa çudira.
Aty u renditën disa votues mbi 100 vjeç, ku mosha e një gruaje ishte 165 vjeçe.
Zbulimi u bë përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen në mars, në të cilën Partia AK e Presidentit Erdogan mund të përballet me sfidën më të vështirë politike në vite.
Turqia është përballur me stanjacionin ekonomik, muajt e fundit dhe vlera e monedhës së saj është dukshëm më e ulët se sa ishte një vit më parë. Kjo ka çuar në spekulime se AKP dominuese mund të humbasë disa qytete kryesore, përfshirë kryeqytetin, Ankaranë.
Partitë e opozitës tani thonë se listat e zgjedhësve po manipulohen.