Dalin pamjet e sulmit me armë në Prishtinë, ku një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën.
Në video tregohet agresori që qëllon të fundit nga katër personat mbi të cilët shtiu me armë.
Agresori, teksa ulërin, hap zjarr me kallashnikov në drejtim të tij dhe e shemb përtokë e më pas ikën.
Një nga të plagosurit ndërroi jetë në spital, ndërsa në orët e mbrëmjes bilanci i viktimave shkoi në dy.
Aktualisht dy të plagosurit e tjerë nga ngjarja po mbahen në trajtim mjekësor.
Avdush Bajgora, specialist reanimator, tha se për momentin mjekët janë duke kryer dy intervenime kirurgjike në sallat emergjente.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16 të pasdites në Lagjen e Spitalit.
“Djalë e babë janë të përfshirë në incident, njëri prej tyre ka vdekur. Rasti ka ndodhur për çështje pronësore. Dy nga të plagosurit janë nën moshën 30 vjeçare. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit dhe është afruar që t’i ndajë. Kanë gjuajt me kallashnikov”, ka thënë një dëshmitar në vendngjarje, raportojnë mediat e Kosovës.