Dy ditë më parë një aksident i çuditshëm ndodhi në rrugën e Dibrës në Tiranë, ku një automjet i drejtuar nga një femër ka përfunduar në lokal, pasi përplasjes me një kabinë elektrike.
Report Tv ka siguruar ditën e djeshme pamjet nga brenda lokalit kur makina devijon rrugën dhe përfundon në brendësi.
Siç shikohet nga pamjet, kanë qenë me shumë fat disa kliente të lokalit të cilat e kanë pikasur në kohë makinën duke mundur ti shpëtojnë përplasjes që mund të ishte fatale.