Në mbledhjen e Komiteti i Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile, me pjesëmarrjen e ministrave dhe kryeministrit Edi Rama janë dhënë edhe shifrat në lidhje me situatën e përmbytjeve. Sandër Lleshi, këshilltar i kryeministrit Edi Rama për sigurinë bëri një përmbledhje të situatës. Ai tha se ka rreth 3193 banesa të përmbytura, 40 biznese, 7874 ha tokë e përmbytur si dhe 1594 persona të evakuuar. Sipas Lleshit tani prurjet janë 2200 metër kub për sekondë në Vjosë. Në zonën e përmbytjeve dhe problematikës është shtuar Korça dhe Përmeti.
“Fierza nën nivelin kritik por afër. Komani dhe Vau Dejës në këtë nivel dhe po bëjnë shkarkime. Kemi rreth 507 familje të evakuuar 1594 persona të evakuuar, tërheqje e njerëzve në rrezik për jetën. Ka pasur dhjetëra episode gjatë natës duke shëptuar njerëz në kushte ekstreme. Rrugët kryesisht të lira. Arteriet kryesore funksionale. Energjia elektrike ka kaluar në zonën e verdhë, afër noramlitetit. Ka pasur disa probleme tek ujësjellësat, tek i Bovillës, Krujës. Ka rreth 3193 banesa të përmbytura, 40 biznese, 7874 ha tokë e përmbytur.
Shkolla të dëmtuara 49. Masat e marra në përgjithëse janë shtuar kapacitetet dhe operacionet. Në kërkim shpëtim dhe evakuim. Janë 34 forca nga Kosova në Fier. Sot kanë filluar edhe operacionet e rikuperimit, në rrethin e Krujës dhe Tiranës. Ka filluar dhënia e ndihmave. Ka filluar pastrimi dhe rikthimi në normalitet edhe në jug. Janë shtuar zërat ndërkombëtarë për të dhënë ndihmë. 6406 forca të përfshira, 1081 mjete. Jemi në fazën e dytë të procesit, të reagimit. Do të fillojë së shpejti likuidimi i pasojave për të kaluar tek faza e fundit, për zgjidhjen. Sot jemi në përfundim të fazës së dytë, që është reagimi emergjent”, bëri të ditur këshilltari i kryeministrit Rama.