Sport Dani Alves në histori, askush nuk ka fituar sa ai

Dani Alves në histori, askush nuk ka fituar sa ai

Historia e futbollit ka njohur lojtarë të mëdhenj, që në epokën kur kanë luajtur u kanë dhënë kënaqësi tifozëve me virtuozitetin e tyre. Vazhdon të mbetet i gjallë diskutimi se cili është më i miri i të gjithë kohërave, Pele, Maradona, Messi, Cristiano Ranaldo… Por nëse kriter kryesor do të ishte numri i trofeve të fituar, “mbreti” nuk do të gjendej tek “yjet” e sipërpërmendur, por te Dani Alves.

36-vjeçari fitoi Kupën e Amerikës me Brazilin (mposhti 3-1 në finale Perunë) dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut. Para se ta ngrite lart këtë kupë, numëronte 39 trofe gjatë karrierës së tij, tani janë 40.

Sukseset e para i arriti me Sevillan gjatë sezoneve 2002-2008, duke fituar plot 5 trofe, me të cilëve spikatin 2 Kupa UEFA. Sigurisht që kulmin do ta arrinte te Barcelona me plot 23 trofe (mes të cilëve 3 Champions dhe 6 tituj të La Liga-s). Vijoi të ngrinte kupa tek Juventusi (2) e më pas te PSG (6), pa harruar 4 trofetë në total me Brazilin (2 Copa America dhe 2 Kupa të Konfederatave).

Në palmaresin e tij, në fakt, mungon vetëm Kupa e Botës, por Dani Alvesh nuk njeh kufij, ndoshta mund t’ia dalë ta fitojë trofeun më të rëndësishëm në futbollit pas një viti.