Janë mbyllur sfidat e orës 20:45, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.
Suedia ka mposhtur rivalin direkt, Rumaninë, me rezultatin 0-2, duke iu bashkuar Spanjës si skuadrat e kualifikuara nga Grupi F. Vetë spanjollët nuk u kursyen aspak ndaj Maltës, duke triumfuar me rezultatin 7-0.
Edhe Danimarka ka arritur të kualifikohet për në Europian, pasi ka mposhtur 6-0 Gjibraltarin. Nordikët u ngjitën në vend të parë në kuotën e 15 pikëve në Grupin D. Në këtë grup, bën pjesë dhe Zvicra, që fitoi minimalisht 1-0 përballë Gjeorgjisë. Kjo fitore e ngjit në kuotën e 14 pikëve skuadrën e “Helvetëve”, por do të luftojnë deri në fund me Irlandën që ka 13 pikë për një vend në Europian.
Bosnje-Hercegovinë kundër Italisë ishte një ndeshje pa objektiva. Axurrët e kishin siguruar biletën për në Europian, ndërsa boshnjakët nuk kishin shanse për kualifikim. Djemtë e Mancinit triumfuan 0-3, falë golave të Acerbit, Insignes dhe Belottit, duke marrë kështu fitoren e 10 radhazi, një rekord ky për axurrët e Mancinit.