Qeveria daneze hoqi dje disa kufizime të imigracionit, të vendosura në mes të pandemisë së koronavirusit.
Bashkëshortët e huaj apo partnerët si edhe fëmijët tani mund të hyjnë përsëri në vend, edhe nëse nuk kanë leje qëndrimi.
Më parë vetëm të huajt që kishin një arsye të rëndësishme të aprovuar për të qenë në vend u lejuan të hynin.
“Njerëzit me simptoma, megjithatë, vazhdojnë të refuzohen në kufi”, tha ministri i Jashtëm dhe Integrimit, Mattias Tesfaye në parlament.
Danimarka ishte një nga vendet e para në Evropë që praktikisht mbylli kufirin për trafikun e pasagjerëve më 14 mars për të kufizuar përhapjen e sëmundjes.