Danimarka po planifikon që të pengojë rikthimin në vend të personave me nënshtetësi daneze që kanë luftuar për grupimet ekstremiste, paralajmëroi ministri i Jashtëm Jeppe Kofod.
Lëvizja e Danimarkës vjen pasi Turqia nisi të depërtonte luftëtarët e huaj, mes tyre edhe nënshtetas të Bashkimit Europian, të cilët kanë luftuar me të ashtuquajturin Shteti Islamik dhe mbahen nga autoritetet kurde në veri të Sirisë.
“Nuk iu kemi asnjë borxh luftëtarëve të huaj që shkuan në Siri dhe Irak për të luftuar për ISIS”, tha Kofod. “Prandaj po ndërmarrim masa për t’i penguar që të kenë mundësi për të kontaktuar me përfaqësitë diplomatike të Danimarkës”.
Masa duhet të miratohet në Parlament, aty ku Qeveria do të duhet të kalojë edhe planin e saj për t’i hequr në nënshtetësinë e dyfishtë luftëtarëve të huaj të grupeve ekstremiste.
Sipas raportimeve të organizatave të ndryshme besohet se në periudhën 2014-2017, rreth 40000 të huaj nga 110 shtete, mes tyre edhe shqiptarë, u bashkuan me ISIS.
Ndër ta, 5000 besohet se janë nënshtetas të Bashkimit Europian.