Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin edhe më fuqimisht SPAK në ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e rezultateve në luftë kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
Kështu i ka deklaruar Ndihmës Sekretari në Departamentin Amerikan të Shtetit në takimin që pati me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja.
Departamenti Amerikan i Shtetit në blogun zyrtar “Njohja e kampionëve Antikorrupsion për vitin 2022, nënvizon veçanërisht performancën e SPAK.
“Me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në publikimin e DASH, ndërsa vlerësohen rezultatet e arritura nga SPAK.