Një grua norvegjeze dhe i fejuari i saj suedez, nuk e kanë lënë koronavirusin të prishë planet e tyre për martesë.
Kështu ata i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit në një ceremoni të vogël, të realizuar në kufirin mes dy vendeve të tyre, me të ftuarit që qëndronin në secilën anë të kufirit, në përputhje me masat për Covid-19. Tani Alexander Clern dhe Camilla Oyjord janë zyrtarisht burrë dhe grua.
Çifti i thanë BBC-së se nuk mund të prisnin më gjatë derisa të hiqeshin kufizimet. “Ne nuk donim të ndryshonim datën … gjithçka që donim ishte të martoheshim!”, thanë ata.
Për shkak se Suedia ka marrë një qasje shumë më të qetë ndaj kufizimeve për Covid, Norvegjia nuk e ka përfshirë atë në listën e destinacioneve ku mund të udhëtojnë.
Camilla tha që ajo e kishte sugjeruar idenë si shaka, por miqtë dhe familjet iu përgjigjën me entuziazëm.
”Ne donim të bëhesh burrë e grua! Dashuria i pushton të gjitha!”, shtoi ajo.
Ndërsa Alexander Clern tregon se ata nuk menduan se do t’i vinte njeri në dasmë për shkak të rrugës së gjatë që do i duhej të bënin mes pyllit gjer në kufi, por ishin të kënaqur kur panë miqtë që kishin mbërritur.
Kishte edhe dy të paftuar, policë që ishin aty për t’u siguruar që askush të mos e kalonte shiritin.
”Policët pyetën me edukatë nëse mund të futen brenda dhe të vëzhgojnë. Ne, sigurisht, i thamë po”, shtuan të porsamartuarit.