Extra Dasmë në Big Brother! Heidi dhe Romeo do të martohen, kush do...

Dasmë në Big Brother! Heidi dhe Romeo do të martohen, kush do të jenë të ftuarit special

Një tjetër dasmë do realizohet në “Big Brother VIP”. Heidi dhe Romeo do të “martohen” këtë të premte me një ceremoni në ambientet e shtëpisë, në kuadër të lojës. Zgjedhja e çiftit që do të martohet ishte lënë në dorën e banorëve, nëpërmjet votimit dhe ata kanë zgjedhur Heidin dhe Romeon, duke marrë parasysh edhe faktin se Meritoni dhe Ilnisa, çifti tjetër i shtëpisë, u “martuan” njëherë.

Kështu, aktori dhe partnerja e tij, do të shpërndajnë ftesat për banorët (mund edhe të mos ftojnë persona të caktuar nëse nuk duan), do zgjedhin celebruesin dhe shoqëruesit e dasmës dhe gjithçka tjetër, ndërsa njerëzit po shpresojnë (nisur nga komentet në rrjetet sociale) se i ftuarit special për të kënduar mund të jetë edhe Elgit Dona, miku i ngushtë i Romeos (duke marrë parasysh edhe një story të tijën që paralajmëronte në një farë forme prezencën në program). Po ashtu pjesë e dasmës mund të jenë edhe Ledion Liço dhe Ori Nebiaj.