Kuriozitete Një kometë “viziton” Tokën për Pashkë

Një kometë “viziton” Tokën për Pashkë

Një kometë do të kalojë pranë Tokës dhe do te jetë e dukshme me sy të lirë ditën e Pashkës Katolike.

Sipas parashikimeve mund të vrojtohet që në orët e nisjes së perëndimit, kometa 12P/Pons-Brooks, që rikthehet pas 70 vitesh, dhe do të rikalojë sërish pranë Tokës në vitin 2095.

E zbuluar në vitin 1812 dhe e rikonfirmuar në kalimin e saj të rradhës në 1883. Ajo ka një bërthamë prej 30 km, dhe në përbërje ka akull, pluhura dhe materiale shkëmbore, që duke kaluar në afërsi të Diellit lëshon pas gaz e pluhur.

Një nga pikat e saj të veçanta janë luhatjet dhe rritja e madhe e nivelit të shkëlqimit që lëshon në periudha të caktuara.

Konsiderohet një ajsberg kozmik, është krijuar 4.6 mld vite me parë dhe rreth çdo 71 vite afrohet pranë diellit, dhe për këtë hyn në grupin e kometave periodike.

Në muajin qershor, do të arrijë edhe pikën më minimale të distancës nga Toka, por nuk do të jetë e dukshme nga hemisfera jonë.