Ministria e Arsimit ka lëshuar një urdhër lidhur me zëvendësimin e ditëve të caktuara pushim në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Në urdhrin e lëshuar, në njoftimin e Ministrisë ditët e pushimit do të zëvendësohen duke filluar nga 25 janari e në vijim, deri më 28 mars.
Njoftimi i Ministrisë:
Sipas njoftimit të lëshuar nga MASR, në shkollat e qarkut Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Kamëz dhe Kavajë ditët e pushimit do të zëvendësohen me të shtunat, duke filluar nga 25 janari, 29 shkurt dhe 16 mars. Ndërsa në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut dhe Krujës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 15 dhe 29 shkurt, 16 dhe 28 mars.