Matthijs De Ligt e filloi me ambicie legjitime. Kampionati Europian kishte përfunduar tashmë në 1/8 finale për të dhe Holandën, me eliminimin kundër Republikës Çeke. Në ndeshjet e fundit, për herë të pas Euro2020, në dy ndeshje nga tre as nuk hyri në fushë.
“Si ka mundësi që përpara De Ligt ishte gjithmonë titullar më parë”? “Epo, nuk isha unë trajneri”, – u përgjigj Louis Van Gaal, trajneri i ri i portokallinjve, sikur të fliste për një futbollist dosido. Sigurisht, këtë luks e ka, nëse dy të tjerët në atë rol janë De Vrij dhe Van Dijk.
Shqetësim përbën fakti nëse kjo është arsyeja pse edhe Juve ka çiftin kampion të Europës, Bonucci-Chiellini. Nëse je De Ligt, pozicioni i titullarit duhet të varet nga ty, kushdo që të jenë shokët e skuadrës. Sezoni është i gjatë dhe do të bëhet shumë i vështirë më vonë. Sidoqoftë, dy ndeshjet e para zyrtare të De Ligt në sezonin e ri nuk ishin një manifest autoriteti.
Dy vlerësime të ulëta për të nga “Gazzetta dello Sport”: 5.5 kundër Udinese dhe Empoli. Në mes janë edhe idetë e Allegrit, përshtatja me to. Trajneri livornez nuk kishte punuar me holandezin në eksperiencën e mëparshme në stolin e Juventusit. “Ndihem mirë me të, i kushton shumë vëmendje fazës mbrojtëse. Kjo është shumë e rëndësishme në futboll, – tha De Ligt javët e fundit mbi kursin e ri teknik. – Ndihem mirë, kam punuar shumë, jam mirë fizikisht, i lumtur”.
Çështja është gjithashtu të mësosh të jetosh me dëshmitë se paga që merr si fenomen gjeneron pritshmëri konsekuente. Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Matthijs De Ligt është lojtari më i paguar te Juve, me 8 milionë euro neto. Ai është bërë pikë referimi për këtë, të cilit i referohet edhe Paulo Dybala në negociatat për rinovim. Një pozicion që krijon pritshmëri të natyrshme, mbi të gjitha në aspektin teknik, por edhe atë të personalitetit dhe lidershipit. De Ligt nuk ka treguar ende asgjë nga këto.
Leksionet, holandezi i ka para syve të tij çdo ditë. Chiellini dhe Bonucci janë me të vërtetë modele të mbrojtjes jo vetëm në Itali, por dhe më gjerë. Rivaliteti për një fanellë titullari në qendër të mbrojtjes bardhezi është i madh, deri në atë pikë sa idetë e një linje tre-drejtimëshe, me De Ligt në qendrën e djathtë, të kthehen në tryezën e trajnerit Allegri, në mënyrë që të mos hiqet dorë nga asnjëri. Matthijs de Ligt doli në skenën botërore nga Ajax, si model i pashembullt i personalitetit, më i miri në moshën e tij. Megjithatë, te Juventusi nuk ia ka dëshmuar ende këto vlera…