Matijas De Ligt, lojtari që shënoi golin e dytë me kokë, mbrëmjen djeshme ndaj Juventusit, mund të quhet lojtari i Barcelonës, siç bën me dije spanjollja “ESPN”.
Flitet se marrëveshja është arritur dhe se Ajaksi nuk do të bëhet zyrtare, pasi skuadra është në një pikë shumë delikate të sezonit dhe duan, që vëmendje e lojtarëve të fokusohet te skuadra.
Përsa i përket shifrave, Barcelona pritet të japë për De Ligt, plot 80 milionë euro plus bonuset, të cilat do të bëhen të ditura kur lojtari të zyrtarizohet.
Barcelona ka zgjedhur të punojë me shumë kujdes, duke mos bërë bujë. Kështu katalanasit kanë firmosur një marrëveshje me holandezët, duke dashur të shmangin konkurrencën e madhe që kanë nga Juventusi dhe Bajerni.
Mbetet të shihet nëse të gjithë këta zëra do të vërtetohen, apo do të prishet çdo gjë si transferimi i Grizmanit.