Bayerni i Myninhut nuk e lëshon kreun e klasifikimit të Bundesligës, edhe pse duhej të luante një ndeshje “replay” kundër Freiburgut që eliminoi nga Kupa e Gjermanisë.
Skuadra e Thomas Tuchel nuk e pati aspak të lehtë në transfertë përballë bardhezinjve por ndryshe nga sfida e mesjavës, bavarezët arritën të fitojnë me gol të De Ligt në minutën e 51.
Pas këtij takimi Bayern kryeson me 58 pikë, teksa Freiburg renditet në vend të katërt me 47 pikë.
Borussia Dortmund nga ana tjetër mori fitoren 2-1 ndaj Union Berlin, në një ndeshje që u dominua nga vendasit.
Pas javës së 27-të Dortmund qëndron në vend të dytë me 56 pikë, teksa Union Berlin renditet në vend të tretë me 51 pikë.
Ndërkohë Bayern Leverkusen-Eintracht Frankfurt u mbyll me rezultatin 3-1.
Pas këtij takimi Bayer Leverkusen renditet në vend të gjashtë me 43 pikë, teksa Frankfurt në vend të shtatë me 41 pikë.