Sport Plani i Barcelonës për Messin

Plani i Barcelonës për Messin

Drejtuesit e Barcelonës do të takohen me shefat e La Ligës javën e ardhshme, ku do të diskutojnë mundësinë për të nënshkruar me Lionel Messin. Temë e bisedës do të jetë mundësia e regjistrimit të yllit argjentinas në sezonin e ardhshëm.

Klubi blaugrana ka hartuar një plan fizibiliteti për të ulur limitin e pagave të vendosur nga La Liga për sezonin e ardhshëm, raporton “Diario Sport”. Në muajt e fundit, klubi katalanas ka punuar për të reduktuar shpenzimet, duke përfshirë uljen e pagave dhe transferimet në mënyrë që të shmangen sanksionet e FFP-së për sezonin e ardhshëm.

Klubi pret që La Liga t’i japë dritën jeshile negociatave me përfaqësuesit e Messit. Takimi do të zhvillohet me qëllim që drejtuesit të dinë nëse shefat e La Liga-s nuk do të bëhen pengesë në rast të rimarrjes së Leo Mesit dhe do ta miratojnë operacionin.

Rikthimi i Messit, është me interes jo vetëm për Barcelonën, por edhe për futbollin spanjoll, nga ku janë larguar dy yjet Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Pavarësisht rritjes së tensioneve me presidentin e La Ligës, Javier Tebas për rastin Negreira, te katalanasit ka optimizëm se operacioni Messi do të realizohet me sukses.