“Ka shumë njerëz që të shikojnë dhe presin shumë nga ti. Dhe janë të gjitha gjëra të reja në krahasim me Ajax-in”, ka thënë Matthijs de Ligt. Mbrojtësi i Juventus-it ka folur në lidhje me temat e nxehta të futbollit italian në një intervistë për Ziggo Sport.
Mbrojtja – “Mendoj se kam arritur një nivel të mirë në krahasim me ndeshjet e fillimit të nëntorit. Jam i lumtur që gjërat po përmirësohen dhe për besimin që ka klubi kundrejt meje”.
“Bonucci dhe Chiellini janë lojtarë që kanë fituar gjithçka për nëntë vite dhe e dinë se çfarë duhet bërë në fushë. Kështu që është e pamundur të thuash se e ke vendin të sigurt”.
Çfarë më kanë thënë drejtuesit e skuadrës? “Je një lojtar i madh, por je këtu për mësuar nga ata të dy. Kemi nevojë për ty në këtë sezon, sepse është e rëndësishme të kemi një organikë të zgjeruar”, ka thënë holandezi.
Gjuha – Mes vështirësive të fillimit ka qenë edhe gjuha italiane: “E kam mësuar me të dashurën time. Unë dhe Ramsey nuk flisnim italisht në fillim. Të dy komunikonim në anglisht, kështu që kalonim shumë kohë bashkë. Në të vërtetë edhe Chiellini flet anglisht dhe më ka ndihmuar shumë”.
Zgjedhja – Në lidhje me zgjedhjen për t’u transferuar te bardhezinjtë: “Verën e kaluar më kanë kërkuar Juventus, PSG dhe Barcelona. Kam vlerësuar të gjitha opsionet dhe kam arritur në përfundimin se do të isha rritur më shpejt tek Juventus. Kanë një stil të veçantë dhe e dija se do të më kishte përmirësuar dhe do të më kishte bërë më të kompletuar”.