Sport De Rossi refuzon Milanin, mbeten të hapura dy mundësi

De Rossi refuzon Milanin, mbeten të hapura dy mundësi

Daniele De Rossi i ka thënë “jo” ofertës për të luajtur me Milanin. Pak më shumë se një muaj pas ndeshjes së fundit me fanellën e Romës, ish-kapiteni verdhekuq nuk e ka zbardhur të ardhmen. Ndër propozimet që ka marrë këto kohë, i vetmi që hodhi poshtë me siguri e bindje të plotë është ai i kuqezinjve.

Siç konfirmohet nga “Il Romanista”, mesfushori do të refuzonte pa hezitim, në respekt të ekipit të tij të mëparshëm. Kujtojmë se Roma, me të cilën De Rossi e ka lidhur jetën si futbollist, deri më tani, është një ndër rivalët më të ashpër të kuqezinjve në Itali. Giampaolo e kishte kërkuar me ngulm ish-kapitenin roman, Maldini u përpoq ta kënaqte atë, por pa sukses. De Rossi nuk mund të dalë kundër tifozëve verdhekuq, që e kishin lëshuar gojën sapo u njohën me mundësinë e transferimit të tij në Milano.

Prandaj, dy mundësi mbeten hapur për 35-vjeçarin: Fiorentina dhe Boca Juniors. Vjollcët janë të vetmit në Serie A, që mund ta joshin De Rossi. Ky i fundit do të gjejë Montella në Firence dhe një projekt solid dhe ambicioz, me Commisso në krye. Hipoteza tjetër e dërgon në Argjentinë, ku Burdisso po bën “shkesin”. Boca Juniors pret një përgjigje përfundimtare.

Mediat italiane flasin edhe për një mundësi të tretë, atë të bashkimit me stafin e trajnerit të kombëtares italiane, me Mancini në krye. Në këtë rast, De Rossi do t’i jepte fund karrierës së tij si futbollist, duke iu mbetur besnik vetëm ngjyrave verdhekuqe.