Një debat i qetë dhe sqarues ka ndodhur mes Luizit dhe Bledi Manes. Luzi ka shprehur hapur çfarë mendon për të dhe se e ka një ide pse është futur. Ja një pjesë e diskutimit mes tyre:
Luizi: “Unë kam pyetur për ty banorët dhe kam marrë informacion se ti ke një emision goxha të ndjekur, që je ngacmues, s’ke turp, pra ti nuk ke pasur ndonjë arsye pse të futeshe tani këtu. Ti ke ardhur me një qëllim, prandaj unë ta them në sy, ty nuk të shoh dot si gjithë të tjerët këto dy javë që je në nominim. Nuk kam gjë personale, thjesht në kuadër të lojës po të them, mos ma merr për keq.”
Bledi: “Jo nuk ta marr për keq po ti po më merr me këmbët e para që ditën e katërt.”
Luizi: “Unë kështu i marr të gjithë vëlla. Ju dal hapur. Unë kam ardhur këtu të luaj dhe jo të bëhem shokë me të tjerët. Kiara më ka dalë jashtë parashikimeve. Me të tjerët luaj. Dhe ty s’të shoh dot në të njëjtën lartësi me mua, mos ma merr për keq, por ti nuk je në nominim dy jave, unë jam, prandaj nuk jemi në njësoj. Këto dy javë nga unë ke një mirëmëngjesi, një natën e mirë, do bëj ato që kam për detyrë të bëj dhe çdo gjë tjetër nga ana njerëzore se ke qenë pa qejf, kaq.”
Bledi: “Në rregull. Unë nuk kam pritur ndonjë gjë më shumë nga ty. Po të them me shpirt që unë këtu kam ardhur për të pasur përballë lojtarë të fortë, asgjë më shumë. Unë dua kohë t’iu njoh, nuk dua të nisem nga idetë që kam nga jashtë sepse kam më shumë informacion dhe ju e dini. Unë dua t’iu shoh nga larg dhe t’iu njoh këto kohë, pastaj të veproj. Vetëm për këtë jam këtu.”
Luizi: “Në rregull vëlla. Unë ta thashë atë që mendoja dhe ta thashë hapur se kështu di ta bëj. Mos ma merr për keq, e kam thjesht në kuadër të lojës. Jashtë mund të dalim, të jemi dhe shokë.”
Bledi: “Nuk e marr për keq. Jashtë sigurisht do dalim dhe ju të dy duhet të bëheni gati për turet e verës. Do bëni këngë dhe ture nga Valbona deri në jug. E kam vërtet.”